Statistikisht, jemi mirë




Që kur ka filluar lufta e madhe e shifrave (kam një parandjenjë që është që më 1912, zyrtarisht), hiç rehat nuk kemi parë.

Tashmë, jemi mësuar me shifra e me përqindje. 7% nga ana e Metës; 4% rritja ekonomike; 72% borxhi i Saliut; 1 milionë (evro kësaj here) kursimet e një jete të Fred Pezës...

Statistikisht, 25% të kohës së një mandati politik, politikanët tanë kujtohen për ne. Me pak fjalë, 1 herë në 4 vjet. Që rastësisht, qëllon që të jetë edhe vit elektoral.

Ndërkohë, shifrat që vlejnë (për shembull punësimi, forca e punës, shtesa natyrore e popullsisë, numri i personave të arsimuar, zhvendosjet demografike etj.), përveç se na ulërijnë në fytyrë, janë pjesë e asaj që quhet “The smart way”: Mënyra më e mirë që t’i mbash njerëzit pasivë (jo në atë sens ër shejtan) dhe të bindur, është duke kufizuar rigorozisht spektrin e opinioneve të pranueshme, por të lejosh një debat shumë të gjallë brenda (dhe vetëm brenda) atij spektri.

Tradicionalisht, dhe jo vetëm në Shqipëri, luhet një ping-pong ndërmjet shumicës dhe pakicës politike, për disa tema të nxehta: punësimi, pagat, kosto e jetesës, taksat ...

E ndërkohë që të gjitha palët bëjnë be e rrufe se janë më të pafajshëm se fëmijët dhe më transparentë se streçet që sheh rrugëve të Tiranës, ky avaz përsëritet e përsëritet, ad nauseam thotë Latini, deri sa në fushë futet artilieria e rëndë e Ministrisë së Agjitacionit dhe Propagandës dhe Portali i të Vërtetave Absolute.

* * *

Habere nga kohë të shkuara

Ishte viti 1997, pak ditë përpara se të fillonin trazirat. Lideri Suprem i aso kohe, Sulltan Saliu i Parë, nga Porta e Madhe e Berishllinjve deklaronte: “Për një gjë mund të zotohem këtu përpara jush dhe para kujtdo, se paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra sot në Europë dhe kudo.

22 vite më vonë, edhe pse më të rafinuar, vazhdonte i njëjti avaz. Diferenca e vetme është se prej kohësh tashmë beteja ishte zhvendosur nga Institucionet (e kam fjalën për godinën fizike, jo për atë çka përfaqësojnë në konceptin e shtet-formimit), tek bazat e luftëtarëve.

Rrethimi i tretë i Kështjellës së Surrelit po ndodhte gradualisht.

Këmbanën e alarmit e kishte dhënë Ministrja e Kyltyrës Oksidentale dhe të Vërtetës. “Amanet. Kujdes librat. Mund t’ju pallojnë për hiçgjë” cicëronte. Por populli ishte i trashë. Nuk e kuptonte. Leqë për këto gjëra, muhabete librash, kulture, edukate, vlerash, edukimi e më the të thashë kishte kohë që kishte marrë masat qeveriu – çik nga çik, jo ul cilësinë e arsimit, jo nën-paguaj mësuesit, jo hap ca kioska që shtypnin diploma e mbanin hesapet në defter... në gjuhë populli i thonë “U bë muti mullar”, por unë jam me shkollë të lartë dhe me dy mastera, prandaj them se Shqipëria u bë një minë me sahat. Çeta të organizuara pionerësh u përpoqën ta përcillnin edhe më tej cicërimën dhe Kyltyrën Oksidentale me dàzìbào nga të gjitha anët, por mezallah se merr vesh ky pis milet.

Të gjithë i kishin sytë nga Ay, Profeti i Madh, tashmë edhe Ministër i Punëve të Dynjasë dhe i Ballkanit të Bashkuar. Prej kohësh, qeveriu (ose ç’kish ngelur), kishte kaluar në ilegalitet. Një ditë mblidheshin tek baza (shtëpia) e shokut Gramoz, një ditë tek baza e shoqes Balluku (çupkë e nderuar nga derë e madhe e Ballukëprerëve), e një ditë tek Bunk-jo-Art (në Surrel, dallohet kollaj, ka një bahçe të madhe).

Mbledhjet e Shtabit ishin përgjithësisht të shkurtra. Pak direktiva, të tipit “Like ynë, plumb për armikun”; “Populli në këmbë, Partia në ballë”; “Like & Share = Integrim Europian”; “Shpifje, shpifje, shpifje”. Në fund, të gjithë anëtarët e Byrosë ngriheshin në këmbë e i uronin Profetit urimet më të mira dhe marrtë nga ditët e shokut Taulant Balla dhe të shoqes Elisa Spiropali. Nga të shokut Braçe jo, sepse nuk i ka ditët 24 orëshe ai.

Nga një anë Tigri i Viçidolit, nga ana tjetër Lord of the Tepsi. E të dy i ishin futur një rruge, që nuk e dinin ku do përfundonte (nga cikli “Mos i fol shoferit ër taj”).

Ku ta dinin këta të shkretët që ne shqiptarët paskërkemi qënë kaq të etur për çik kalifat e kalif. Por për atë që ka emrin Mia.

Ne, the silent majority, ndërkohë, vazhdojmë të jemi të zhveshur...



0 komente:

Post a Comment

My Instagram