Butterfly Effect


In chaos theory, the butterfly effect is the sensitive dependence on initial conditions, where a small change at one place in a nonlinear system can result in large differences to a later state. (http://en.wikipedia.org/wiki/Butterfly_effect)

Prej kohësh, që në gjenezën e demokracisë “moderne”, ne shqiptarët jemi afeksionuar shumë me grevat e urisë. Nuk të pëlqen emri i universitetit? Futu në grevë urie! Nuk të pëlqen sistemi? Futu në grevë urie! Nuk të pëlqejnë kushtet e punës? Nuk je dëmshpërblyer? Nuk të kanë kompensuar pronën? Për të gjitha këto, e më shumë po të duash, “zgjidhja” është greva e urisë. Ke luksin ta zgjedhësh vetë vendin e grevës, qoftë 50 metra nën tokë, qoftë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pak rëndësi ka. E rëndësishme është, që “zgjidhja” është aty, është greva. Edhe pse kohët e fundit kjo tendencë po zbehet, zjarrin e mban ende ndezur tentativa apo kërcënimi. Pra, thjesht duke kërcënuar që ti do të futesh në grevë urie, faktorizohesh. Në të mirë a të keq.

Ndërkohë, tradita jonë e paepur dhe mijëra-shekullore na ka servirur edhe një dimension tjetër. Atë që përfaqëson krenarinë. Forcën. Pushtetin. Synimet dhe vizionin e Kombit tonë. Lakminë dhe presionin. Po flasim për Paradat. Paradat ushtarake, paradat e pionierëve, paradat sindikaliste, paradat e punëtorëve ...

Ditët e fundit, në media, është lakuar shumë “parada gay”. Nga ç’lexova në www.gay.al, nuk kishte asnjë informacion më shumë seç ka raportuar media. Nuk dihet kush e ka hedhur si ide, kush do të merret me logjistikën, cili është itinerari, çfarë muzike do të ketë, a do të ketë policë dhe - më e rëndësishmja për mendimin tim, duke marrë parasysh Shqipërinë - kush do t’i dorëzojë Berishës flamurin gay? Do të jenë një grup meshkuj-femra? Apo vetëm meshkuj (për të plotësuar konceptimin tonë apriori për homoseksualitetin)? Apo vetëm femra (që homofobët të kuptojnë që nuk janë vetëm meshkujt homoseksualë)? Apo do të jenë drejtuesit e LGBT-së pavarësisht gjinisë?

Përtej mendimit personal mbi homoseksualitetin (kush ka mundur e ka lexuar tek një shkrim im i mëparshëm), disa pyetjeve ende nuk u kam dhënë një përgjigje. Çfarë synohet të arrihet me këtë paradë në Shqipëri? Afirmimi i komunitetit LGBT? Ka shifra (ndoshta zyrtare), që tregojnë se ky komunitet përbën 13% të popullsisë dhe vetëm 5% janë deklaruar (hapur) përsa i përket orientimit seksual. Kështu që më duket se kjo pika e afirmimit të komunitetit nuk qëndron në vetëvete. Është njësoj sikur njerëzit me syze të dilnin në një paradë për të afirmuar që “Ne kemi syze”. Për mua është pa një sens logjik.

Mos vallë parada po bëhet për t’i “dhënë zemër” atyre anëtarëve të komunitetit LGBT që nuk janë deklaruar ende, që të dalin publikisht e të tregojnë prirjet e tyre seksuale? Prapë më duket jo shumë e qëndrueshme, pasi e paralelizoj me një paradë të heteroseksualëve që deklarojnë publikisht parapëlqimin e tyre ndaj një pozicioni të caktuar seksual.

Mos vallë e gjithë kjo zallamahi e paradës po bëhët nga pozita/opozita që shqiptarët të harrojnë për pak hallet e përditshme dhe të gjykojnë paradën e jo partitë, gjithnjë në kuadër të zgjedhjeve që po afrojnë? Nuk më duket qesharake. Më duket shumë qesharake.

Hipoteza që më pëlqen më shumë të mendoj si të vërtetë, është ajo se, e gjithë kjo mjegullnajë e paradës, nuk është veçse pjellë e një-dy drejtuesi të LGBT-së, për një kapriço personale. Kapriço për të treguar se në Shqipëri na u dashkërka një paradë e tillë. Për të treguar se ne shqiptarët nuk qënkërkemi paragjykues ndaj “të ndryshmes”. Për të treguar që “Ambasada Pink” mund ta organizojë pa problem fare një paradë të tillë, madje madje, edhe t’i dorëzojë kryeministrit të vendit – që ndër të tjerash propozoi miratimin e martesave homoseksuale – flamurin e komunitetit LGBT.

Kreu i "Ambasadës Pink", Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i komunitetit "LGBT"- marrë nga një kronikë e Top Channel. Pyetja ime është kjo: pse kjo organizatë i diskriminon personat gay? Pse duhet të jenë kaq të ndryshëm sa të kenë një flamur të tyrin që u dashka ngritur në mes të kryeqytetit? Në qoftë se kërkoni që t'ju respektojnë si të barabartë, boll e menduat veten si të ndryshem. (P. Lushaku)

0 komente:

Post a Comment

My Instagram