Little Shqipëri (Delirium tremens)

Përshëndetje. Unë jam Ani. Kam lindur dhe jetoj në Shqipëri, prej 25 vjetësh tashmë. Pak veta e njohin Shqipërinë si Shqipëri, apo si Vendi i Shqiponjave. E jo vetëm. Ndërkombëtarët (e shenjtë) e njohin vendin tim si Republic of AlBanania.


®     Por ne nuk jemi një vend që prodhojmë banane. Vendi ynë, e ka merituar këtë emër sepse konsumon shumë banane. Kudo dhe kurdo. Në mëngjes, në drekë, në darkë, në shtrat, në vesh, në fyt, në ... gjithandej me pak fjalë. Përtej banano-dashurisë që na karakterizon, është edhe një aspekt tjetër që besoj se na bën të denjë që të quhemi Republic of AlBanania. Ne importojmë vazhdimisht banane nga Bashkimi Europian. Madje në nivel ministror. Banane jeshile, të verdha, të zeza, të gjata, të shkurtra, të ngrehura a të shkrehura... pak rëndësi ka. Për sa kohë janë nga B.E., janë në rregull.

®     Vendi im ka shumë karakteristika. Për shembull, kemi rreth 300 ditë me diell në vit. Kjo na ka ndikuar në mënyrën se si rrudhim vetullat që në fillim të mëngjesit. Fatkeqësisht, shumë e shohin si vrazhdësi tonën, por në fakt, është thjesht buzëqeshja, dashuria dhe dielli që pasqyrohen në të njëjtin surrat. Që ndër të tjerash amortizohet me kalimin e viteve.
Gjithashtu, ditët me diell na kanë dëmtuar aftësinë e dallimit të ngjyrave. Një mashkull me pantallona kafe, këmishë të verdhë/portokalli me shkëlqim dhe xhaketë të bardhë – është trendy. Një femër, me këpucë të stilit “puttanella gjatë filmit porno”, të zeza me shkëlqim, me geta të kuqe që i tregojnë vithet, me një bluzë ngjyrë gurëkali me mëngë të stilit “epoka ilire” – është trendy.
Të gjitha veshjet shoqërohen me karakteristikën numër 3 të shkaktuar nga dielli: transparenca.

®     Prej kohësh, vendi im, është dalluar për gustot e holla artistiko-estetike. Mesatarisht, për çdo femër që kalon, ka 4 meshkuj që kthejnë kokën e komentojnë, por, ekskluzivisht përsa i përket stilit dhe estetikës së femrës. Në vendin tim, nuk tolerohet dot, që një femër të mos vishet në mënyrën e duhur.

®     Ne shqiptarët jemi shumë të kujdesshëm ndaj pastërtisë. Kaq të kujdesshëm, sa që kemi vazhdimisht vendgrumbullime kolektive mbeturinash urbane. Çdo 100 metra përgjithesisht. Qoftë në formën e pusetave pa kapak, qoftë si kosha të mëdhenj. Madje madje, për ta bërë më dinamike ditën e bashkëpatriotëve, disa shqiptarë hokatarë hedhin në kosha mbeturina që kanë erë të rëndë. Por ka një qëllim të mirë pas kësaj. Kush kalon duhet të mbajë frymën, duke zhvilluar në këtë mënyrë kapacitetin e mushkërive. Por ne e duam pastërtinë. Dhe jemi të rregullt. Kaq të rregullt jemi madje, saqë punonjësit e pastrimit të rrugëve shpesh janë pa punë. Shtyjnë kohën duke tentuar të fluturojnë me bishtin e fshesës. Por jo të gjithë e kanë të njëjtë destinacionin e bishtit.

®     Republic of AlBanania ka një traditë të hershme të besimeve fetare dhe tolerancës së ndërsjelltë. Në këtë mënyrë, nuk fillon dita pa bërë kryqin duke thënë “Inshallah” dhe nuk ka musliman që nuk të thotë “Amen”. Por po flas vetëm për 95% të popullsisë. 5% fatkeqësisht i respektojnë ritualet.

®     Një tjetër dimension i AlBanania-s është kuzhina tipike. E lehtë. Mëngjes me paçe dhe pilaf. Një drekë e qetë me 2-3 keca dhe një darkë “minimaliste” me vetëm 2 donera. Qoftet me erëza janë shumë shpesh prezente. Gatimet me mish janë gjithnjë prezente.

®     Përsa i përket mjedisit fizik, krahas disa pallateve të ngjyer, kemi edhe disa kështjella. I kemi pagëzuar me emrin “Ministri”. Gojëdhana thonë që Ministri, apo Mi-N’-Ist’ri, do të thotë “Miu në Histeri”.

®     Ne shqiptarët jemi shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale. Në fakt, 6 në 4 femra mbajnë tanga, sepse brekët e Korçës janë tkurrur me kohë. Gjithashtu, trotuaret për njerëzit janë shumë të ngushta, ca të tkurrura nga tavolinat e lokaleve, ca nga koshat e mëdhenj të mbeturinave urbane.
Gjithashtu, ngrohja globale ka shkaktuar tkurrjen (dhe si rrjedhim humbjen) e himenit për shumë femra 14-15-16 vjeçare.

®     Republic of AlBanania të gjithë janë të hollë. Jo nga trutë. Nga trupi. Sepse janë shumë të kujdesshëm me dietën. Baza e ushqimit në një familje tipike mesatare është fasulja. Disa thonë që e hanë me shurup floriri; të tjerë me vaj ulliri nga Borshi. Gjithësesi, pordha mban të njëjtën erë.

®     Arsimi është një prioritet i shenjtë në vendin tim. Nuk ka mace pa Bachelor degree, ndërsa njerezit janë të gjithë profesorë të associuar. Doktor ka vetëm një. Masteri është kusht për të kaluar nga klasa e katërt në atë të pestën. Shumë fëmijë kanë marrë më shumë se 3 mastera. T’i kemi njëhëre se nuk i dihet. Për kostot flasim.


Siç e shihni, AlBanania është një vend i lumtur. Natyrisht, ka edhe shumë shumë shumë karakteristika të tjera, të cilat për momentin nuk i shoh të udhës t’i them.


AlBanania, Yours to discover!



1 komente

My Instagram