Parafabrikate






Mendimi publik (po deshe quaje opinionbërje publike) në Shqipëri aktualisht dominohet – fatkeqësisht – nga disa blloqe të parafabrikuara në furrat e zyrave partiake. Por jo vetëm.

Parafabrikati – simboli (tashmë) gri dhe i trishtë i revolucionit të njeriut të ri dhe ndërtimit të shoqërisë së re socialiste – që kishte për emblemë çelikun dhe beton-armenë, gjithnjë nën grykën e pushkës por pa harruar draprin dhe çekanin, ishte (asokohe) “the jewel in the crown” i pushtetit. Ishte mohimi dhe shkatërrimi i së shkuarës (sepse duhej ndërtuar një botë e re); ishte pasqyrimi i urbanizimit (lëvizjet e mëdha demografike nga fshati në qytet); ishte ekzaltimi i industrializimit të imponuar nga Moska mëmë.

Fatmirësisht, nuk u mjaftuam që këtë mrekulli ta linim në lëmin inxhinierik dhe arkitektonik (i thënçin). U kujdesëm që ta kultivonim edhe në lëmin e të menduarit e të shprehurit publk.

Që prej ’90, furrat e partisë u kujdesën që mendimet të ishin të parafabrikuara, sepse mendimi kritik ishte too much. Duhet të kishte një memorie kolektive të manipulueshme, të kontrollueshme, të pakontestueshme. Të kishte me pak fjalë një False memory kolektive. Dhe besomëni që është gjë shumë e bëshme.

Dhe nuk e them unë.
E thotë Elizabeth Loftus – chapeau!

Studimet e saj mbi manipulimin e gjuhës, që ndikon procesin dhe produktet e memories njerëzore, tregojnë se edhe ndryshimi më i vogël (qoftë nyje, folje, kryefjalë etj.) mund të manipulojë memorien dhe mënyrën se si njerëzit përgjigjen. “Nëse u jep njerëzve informacion të rremë – madje edhe mbi eksperiencat e tyre – mund të shtrembërosh, ndotësh apo ndryshosh memorien e tyre”.

Në këtë kohë ku i kemi thënë lamtumirë privatësisë, ndoshta parafabrikati është parashuta jonë. Homogjenizimi i mendimit – të paktën si qasje – na kthen në totalitarizëm, ku “socializmin e ndërtojnë masat”, dhe ku prej individit pritet që të flasë në publik me “zërin e masës” – ose në një skenë të tillë të veprimit publik, ku çdokush e beson(te) veten për njeri të thjeshtë, të tabanit, të popullit.

E kështu, për ne – the silent majority – publikja është bërë Kim Kardashian. Çdo gjë që urrejmë nga e sotmja: një content i vogël, pa vlerë, që ti e urren, por që gjithsesi nuk mund të mos ta shohësh. E përfundon në një diksutim të pafundëm në kokë për plot 12 minuta, deri sa shpërqëndrohesh nga një parafabrikat tjetër.


Me pak fjalë, o çuna po boll ja q***a ropt.

0 komente:

Post a Comment

My Instagram