Unë, delja.





 

 

 

Avazi 25%

Ne shqiptarët jemi mësuar me shifra e me përqindje. 7% nga ana e Metës; 4% rritja ekonomike; 72% borxhi i Saliut; 1 milionë (evro kësaj here) kursimet e një jete të Fred Pezës...

Statistikisht, 25% të kohës së një mandati politik, politikanët tanë kujtohen për ne. Me pak fjalë, 1 herë në 4 vjet. Që rastësisht, qëllon që të jetë edhe vit elektoral.

Çuditërisht, kur më thonë “Politikanët tanë kujtohen e kujdesen për ne gjatë gjithë kohës”, në kokën time përkthehet si: “Më pëlqen shumë të shoh filma pornografikë për të kuptuar skenarin apo për të mësuar më shumë për skenografinë e përdorur”.

Me pak fjalë, “po ik mër loqe”.

 

 


 
 

O me mercedez, o me ajropllan

Na ishte njëherë, Shqipëria e Bencave. Kur njohëm mrekullinë e kapitalizmit (For mi, dhis iz ëj mirakëll ov fridëm), 240çi, 250çi, C klasi dhe ML-ja ishin nona.

Pastaj, njohëm ajropllanat. E vërtetë, paguajmë çik si shumë shtrenjtë biletat (dmth taksat për shkak të një konçesioni nga Tos bisha), po ama fluturojmë me ajropllan.

Si në çdo shkencë të nderuar (po mendoja për shembull për ligjin e tretë të Newton-it), për çdo ajropllan që del nga mëmëdheu, ka një ajropllan që hyn. Ca zbresin në Rinas, ca në Ishëm (Durrës) e ca në Divjakë. Po më vonë u sqarua që në rastin e Divjakës ishin thjesht mushkonja. E u tërbuan të gjithë që të gjenin me çfarë ushqeheshin këto mushkonjat që ishin bërë si thithlopa.

Ëndrrat, i nisëm gjithashtu me ajropllan. Ndoshta sepse për ne ajri, vazhdonte të ishte hapësira e vetme që askush nuk mund të na pushtonte. Haberet e botës i merrnim nga saçet (satelitët) me kokë nga ajri; plumbat e 97ës i çonim në ajër (ndonjëherë edhe ndaj njëri-tjetrit); nga ajri na erdhën ndihmat humanitare; nga ajri çuam edhe helikopterë për të rregulluar shtëpinë e Mimit...

Gjithësesi, nuk i rezistuam dot fetish të vjetër që të hipnim nëpër autobuza për të ikur në Gjermani ... “Follow your dream


 


Popull dele

Rëndom nëpër “portale” informative, nën çdo lajm ke një ose më shumë komentues që përdorin togfjalëshin “mirë t’ja u bëjnë, se ju jeni popull dele” ose “mos rrini si dele, po çohuni protestoni”.

E para që më vjen në mendje, është se unë nuk e di nga janë këta jo-delet që jetokërkan me ne, delet e tjera.

E dyta, që të sqarohemi njëherë e mirë, delja është kafshë fisnike. Të jep qumësht, që ti e bën gjizë (për tironsit e vjetër e jo vetëm). Dhe që të mos t’i ftohësh, u vesh edhe një fanellatë leshi, e marë nga leshi i dhisë... e ku është problemi këtu të jesh dele (do të pyeste Brisi e artë)?

E treta, në çfarë realiteti alternativ parizian po jetojmë? Gjërat janë të thjeshta: Nëse ngre krye, të heqin qafe. Në kaq e kaq vite (se kemi edhe nga ata politikanë karriere dhe ish-çimka), kanë perfeksionuar teknikat “Si t’i nxijmë jetën në mënyrën e duhur qytetarit”.


Me pak fjalë, unë kam frikë se nëse dal në një protestë për një kauzë të caktuar (reale ose të inflacionuar artificialisht), në rastin më të keq (për mua) do më vrasin (Does 21 janari ring a bell to you?). Në rastin më të mirë (për mua), do më nxijnë jetën. E si unë, ka me qindra e me mijëra, ata që me poshtërsi etiketohen si “dele”, që i kërcënojnë përditë se do i heqin nga puna nëse nuk bëjnë siç do partia. E ajo punë, është buka e fëmijëve. Dhe unë nuk besoj se ka ndonjë që do të hedhë bast për këtë gjë.


Post-truth

Kjo fjala hyri në modë meqë u përzgjodh si fjala e vitit nga Oxford Dictionaries, dhe me këtë rast filluan të gjithë ta përdornin për t’u dukur si kullera. Me pak fjalë, gjithë post-truth përmblidhet në: “Opinioni im është më i rëndësishëm se sa faktet. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si ndihem unë për gjërat”.

Fatkeqësisht, interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës shumë njerëzve (mua përfshirë).

Në këtë pikë, unë nuk di si të ndihem.

Se për çdo “Lali Eri po shkatërron Tiranën”, promptly të hidhet përpjetë ndonjë “Ky të paktën po punon. Çdo ditë 1 punë për Tiranën”. Ndërkohë, nuk di nëse duhet të besoj këtë, apo në kuadër të post-truth të shoh që te ekspozita u bë 1 urë e re, ngjitur me atë që funksiononte (relativisht) mirë.

Për çdo “Ore na këputi ky Rama me taksa”, ke një “Jo, jo. Ishte Taksa e sheshtë që ishte e keqe”. Ndërkohë, unë shoh portofolin në fund të muajit. Dhe nuk jam i lumtur të them të drejtën.

Për çdo “Nuk ka punë”, del një “Janë hapur 300’000 vende pune”. Ndërkohë, nuk më dalin gjëkundi llogaritë (me burimet e INSTAT).

E kështu me radhë dmth...

Diku, këtu, kam përmëndur shumë thjesht për blloqet që krijojmë ne me njëri tjetrin. Se o je me ata, o je me mua.

 

 * * *

 

Si përfundim, jam shumë i lumtur të them të drejtën për të debatuar me njerëz për çështje të ndryshme, për sa kohë i kanë të paktën të argumentuara (me fakte të besueshme dhe të pakundërshtueshme). Por, do isha më i lumtur që të gjendej ndonjë sebep (më vjen në mendje rasti i Rumanisë) që të rewind edhe njëherë këtë palaçollëkun që kemi gatuar.

 

Deri atëherë, suksese në jetë Shqipëri!

 

 

 

1 komente

  1. Copeza te identitetit tone urban shprehur nepermjet termave, ngjarjeve e frazave me mainstream, qe ashtu sikurse ne nje puzzle, organizohen cope pas cope nga humori, ironia dhe ndergjegja. Si perfundim,puzzle shfaq qartazi nje opinion, i cili nuk do thoja se eshte i eikulibruar por ama qe nxit mendimin kritik e shkakton te qeshura. S.U nga The Lapraka Post

    ReplyDelete

My Instagram