Reading
Add Comment
Me pak fjalë, ky mund të quhet realiteti i sotëm.
Një hipokrizi e shpifur që gjithëkush përballet pak a shumë. Asnjë gjë në veçanti,
çdo gjë në përgjithësi. Ca aty e ca këtu, e u shty një ditë, në heshtje nga të
vërteta. Në heshtje nga vetja jonë, për tu fshehur nga të pathënat e thëna.
Kur më 1949, Orwell shkruante kryeveprën “1984”,
diku, në mes, në mos në të gjithë boshtin e librit, qëndronte një parim sa i hershëm
po aq edhe i ditëve tona:
"Doublethink means the power of holding two contradictory beliefs in one's mind simultaneously, and accepting both of them."
Kur më 28 Qershor 1914 Gavrilo Princip vrau
Franz Ferdinand, askush nuk e dinte se ç’do të ndodhte më vonë. Pasi u bënë
disa aleanca shpejt e shpejt, shpërtheu Lufta e Madhe (Lufta e Parë Botërore). Pasuar
nga një paqje e brishtë Versaje, Lufta e Dytë trokiti shumë shpejt, e që të mos
bëhem shumë i bezdisshëm me histori, Realpolitik
rikonfirmoi veten, për të qënë prezent edhe në ditët e sotme …
Në të gjitha qëndrimet e mia (jo)publike,
asnjëhere nuk kam qënë avokat i nacionalizmit, patriotizmit (në konceptin gjërësisht
të pranuar) apo i dhënë pas kauzave masive kombëtare, për sa kohë patriotizmi e
këto “izmat” e tjera, për mua, janë intimitete që lidhen me kontributin tim në përmirësimin e shoqërisë
shqiptare (pavarësisht se sa “Miss America – Peace in the world” mund të ngjajë
kjo).
Por më duket një vetëvrasje intelektuale që
të rrimë si mutër ndërkohë që një bashkëkombas i yni linçohet barbarisht në një
burg të një shteti fqinj. Të vjen të ulërasësh “Të kam dhjerë mu në protokoll
shteti, bëj diçka z. President; bëj diçka z. Kryeministër; bëj diçka …”
Më 1912 zyrtarisht duhet të kishte marrë
fund sahan-lëpirja jonë ndaj “të huajve”. Vazhdojmë një legjendë urbane të
pabazë se “ç’është e jashtme, është e mirë”. Ndërkohë, duhen ca këllqe që të
dijmë deri ku mund të cënohet dinjiteti i një kombi, vëtëdija politike …
Të jesh një vend i vogël, me egocentrizëm të
inflacionuar për 50 vjet e të quash “Bllokun” si eventin më të mirë kulturor për
një brez të ri pa udhë e pa busull, natyrisht që nuk është gjëja më e mirë – e në
mendofsh se ke parë më të keqen, prit se do gjesh gjithnjë që do gërmojë nën
nivelin që imagjinata të lejon …
Por kjo nuk do të thotë të lejosh të nëpërkëmbesh.
Kjo nuk do të thotë të shkërdhehesh në
heshtje.
T’kam dhjerë mu në protokoll, marrëdhënie
ndërkombëtare, paqe, stabilitet, BE, fqinjësi e mirë …
Unë dua drejtësi!
Ky shkrim shpreh ekskluzivisht mendimet e mia si individ. Çdo lidhje me njerëz apo ngjarje është plotësisht e rastësishme.
0 komente:
Post a Comment