Mona Lisa Smile



Ajo qëndron aty, pas një xhami të heshtur.
Duke vështruar kush e vështron.

Të shumtë kanë rënë në dashuri me të. 
Shikimin e saj.
Buzëqeshjen e saj.
Flokët.
Erën e bukurisë së saj.

Ajo hesht e qesh. Duke parë të gjithë. Pak kush di se ç’ndodh në atë hermetizëm.


Përhumbem në ngjyrat e saj.
Në çlirtësinë e saj.
E bukur.
E lehtë.
E ëmbël.
Ajo është gjithshka kam.


Pas qeshjes së saj ka melankoli. Unë e dalloj. E ndjej. Ajo nuk është ajo.


I marrë pas vetes a ndoshta pas saj, çdo gjë do të braktisja për të.
Siç ndoshta kam bërë deri më tani.


Pak fjalë më vijnë ndër mend.
Shumë ndjesi, emocione, përjetime.


E kotë të të gënjëj, e kotë të gënjej veten... tashmë je veç ti...klithma të pakënaqura t'instiktit tim.


3 komente

My Instagram