Who wants to be a millionaire?




Me shumë shpresë e me pak fat, Endemol nuk do të më hedhë në gjyq.


Ndoshta janë ethet e garës para-zgjedhore të aleancave të para-deklaruara për zgjedhjet e pas-Majit, por mëndja zu’ të më mendojë dilemën më të madhe të shqiptarëve. Që nuk është “Të jesh a të mos jesh?”, por është “Si të bëjmë noi’ dorë Lekë?”.


E kështu po mendoja me veten, cilat janë mundësitë reale që një ditë të bëhem multimiliarder duke ndejtur në shtëpi? Apo duke pirë një kafe në ndonjë kafene lagjeje ...


Që Shqipëria është vendi i basteve të humbura, nuk besoj se ka vend shumë për ta diskutuar. Humbëm bastet e pas 90ës; humbëm bastet në 97ën; humbëm bastet e NATO-s (Anëtarësim llokum vs. Anëtarësim i merituar) e tashmë po humbasim bastet e integrimit europian – në qofshin të vlefshëm – që po fillojnë t’i masin me raunde, si një ndeshje boksi.


E kështu, duke qënë se Shqipëria është vendi i probabiliteteve me risk të lartë, gjithë synimi është të kuantifikosh rastet, në fund të fundit “për të kap’ noi’ lek’”. Në paç dyshime, mjafton të mendosh që Nishani një ditë do të ishte president i Shqipërisë apo që Alketa Vejsiu nuk do të ish’ “veçanërisht” bio/natyrale në vitin 2013.


Ideja ime gjeniale – e shpjeguar thjeshtë dhe qartë – është që të kemi një sistem “Baste Taksi”. Në fund të fundit, sektori i bastvënies është ndër të vetmit që nuk e ka ndjerë krizën financiare. Për më tepër, formula magjike shumë e propaganduar “Risku i lartë = Fitimi i lartë” është shumë joshës për të qënë thjesht një formulë.

* * *


Hapësirë publicitare


“Baste Taksi” funskionon shumë thjeshtë. Falë një sistemi inovativ përllogaritjeje, Basti është shansi juaj për tu bërë milionerë. Mjafton vetëm një telefonatë nga shtëpia dhe punonjësi ynë do të vijë me trinçinkël tek shtëpia jote. Luaj tani dhe bëhu i pasur. Të duhet vetëm pak logjikë, shumë fat, të luash në mënyrë të përgjegjshme dhe të kuptosh se në fund të fundit fitorja do të ishte “të dilje me të tuat” nga kjo histori.


Risitë më të fundit të “Baste Taksi”:


Ngjarja
Rezultati

Po
Jo
Ndoshta
Luan Zhegu tund vithet
(Po, do i tundë) 15.5
1.000001
1.1000005
Ilir Meta nuk e do pushtetin
(Po, nuk e do) 0.0000001[1]
Tallesh?
1.00
Inis Gjoni (që e pastë fëmijën me jetë) është e virgjër
(Po, është) 1.00
1.00
1.00
Nard Ndoka di të përdorë celularin
(Po, di) Nardi Nardi Nardi
Ndoka Nardi Nardi Ndoka
Çfarë duhet të shtyp? Nardi jam
♪♪♪ Shqipëria po ndryshon ♪♪♪
Dhis iz ëj mirrakëll ov fridëm!



* * *

Turbulencat e fundit (të pritura) politike janë një stuhi magnetike e aftë të ndryshojë orientimin edhe për busullat më të mira. E kështu, “s’e di pse”, kjo puna e basteve taksi çoç më duket e tejkaluar. Leqë pas sloganeve “Mirëprit fatin tënd” dhe “Çdo gjë është e mundur” të një kompanie të fuqishme, së cilës për hir të ruajtjes së anonimatit dua t’i përmënd vetëm një pjesë të emrit – *otaria *ombëtare (shkurt L.K.) – duhet të ofrosh diçka më shumë, në të kundërt për ata nuk vlen fareeee... 

E kështu, e ndava mëndjen, për të dytën herë. Gjenialiteti nuk më la në baltë as kësaj here. Voilà!


“Ngjala Taksi” – Sepse jeta është shumë e shkurtër!


Aleancat politike të kanë lodhur? Ke kollë? Të hahet? Do edhe ti të jesh pjesë e qeverisë së ardhshme?


Telefono tani! Ngjela Ngjala jote po të pret! Nëse je ndër 10 telefonuesit e parë fiton edhe një tenxhere me presion dhe një kaçavidë kryq.


#Rilindje #Përpara!


Për të mirën e vendit.




[1] Vendos tani 100 Lekë dhe fito plot 0.00001 Lekë!





0 komente:

Post a Comment

My Instagram