Reading
Add Comment
Overdose/Mbidoza është gëlltitja apo injektimi i një susbstance në nivele më të mëdha se sa ato të rekomanduara ose përgjithësisht të praktikuara. Një mbidozë mund të shkaktojë një gjendje toksike ose vdekje. Në këtë kontekst, ndoshta nuk bën shumë sens që të thuhet “pak” përpara “overdose”, por çoç ngjan më bukur dhe më pak negative.
Në
përgjithësi, varësia nga substanca të ndryshme, lidhet me pragun e tolerancës.
Një prag, i cili ka tendencën që të rritet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës,
në mënyrë që organizmi të këtë të njëjtën ndjesi. Pra, doza rritet, në tentativë
për të ruajtur status quo të ndjesisë.
Përgjatë
dy dekadave të fundit, Shqipëria është karakterizuar nga ofrimi i disa modeleve
që “në të mirë a në të keq” janë gëlltitur, e me to, ka ardhur dhe pranimi.
Një
organizëm amorf si ky i yni, pa kokë e pa trup – një turrmë e paformë – ka
hedhur gjithnjë në lojë pragun e tolerancës së vetë. Duke humbur. Keqazi madje.
Qeverisja:
Modele të dështuara qeverisjeje përbëjnë, aimè, status quo-në tonë të përditshëm, që gëlltisim çdo ditë. Problemi nuk është tek loja politike, që e tillë ka qënë dhe e tillë do të jetë. Problemi është tek teprimi. Tek mbidoza. Që lehtësisht injektohet si të ish diçka normale. Thuajse e nevojshme. Dhe e tillë është kthyer në fakt, e nevojshme, për një shoqëri me boshllëqe të mëdha. Infrastruktura (lexo: llogoret) janë gati. Mjaftojnë veç ushtarët, që lëvizen si të ishin marioneta.

Modelet:
Këtu mund të ndalem për orë të tëra për të folur. Jo vetëm për të folur për retrogradimin që kemi pësuar, por për atë çka kemi ndërtuar e çka paturpësisht po lëmë pas, si e kaluar e njëkohësisht si trashëgimi. Nëse më parë ekzistonte dëshira për të zgjedhur, por jo liria/mundësia për ta bërë atë zgjedhje, tani liria është, por e shartuar më së keqi me disa dëshira të çuditshme. Kështu, një prind me status (përgjithësisht politikan, gjyqtar, thjesht i/e pasur) dhe një trashëgimi (shumë shpesh e pamerituar) e këtij statusi tek pasardhësit (rëndom si pedagog, anëtar i ndonjë bordi drejtues të ndonjë “gjëje” me rëndësi etj.) kanë më shumë vlerë se sa vlerat në vetëvete. E nuk është çudi që çupkat e sotme (të kuptohemi, flasim për të përgjithshmen) rendin shalë-zbuluara drejt ML-ve a X6-ave. Mbidoza (dhe thelbi i problemit) qëndron tek ato që bëjnë zgjedhje pa e menduar gjatë, thjesht sepse ky është model dominant. E shumë shpejt (do të) ankohen për ç’i kanë bërë vetes duke kaluar një jetë të palumtur në kurthin ku vetë janë futur. Nuk ekzagjeroj nëse them se dy dekadat e fundit kanë prodhuar një minë me sahat, e cila do të shpërthejë nga momenti në moment. 57% i analfabetizmit funksional (përtej hapësirave gri të pakuptueshme të metodikës së kryerjes së studimit, popullsisë të marrë në konsideratë, hapësirës gjeografike të studiuar etj.) është vetëm një tregues i thjeshtë, por shqetësues i asaj që po prodhojmë. Dhe më kot fajin ja hedhin Bashkim Hoxhës së shkretë që lexon gazetat çdo ditë, duke i hequr pop’llit sikletin e të menduarit. Fajin e kemi vetë. E Zoti na faltë për këtë që po bëjmë.

Stresi:
Nuk është fjala për Arkimedin. Lushajn. Por për stresin e vërtetë që e sheh në vetullat e rrudhura të njerëzve që nëpër dhëmbë të thonë “mgjessss” (në rastin më të mirë). Është fjala për presionin e përditshëm e të pakuptimtë që të injektojnë çdo ditë. Është fjala për dhunën verbale që veç duhet ta durosh. Është fjala për emotivitetin që nëpërkëmbet. Është fjala për stresin e pakuptimtë që çdo ditë rritet. Sepse ka një status quo për të respektuar.

Hipokrizia:
Ne shqiptarët jemi një popull shumë i çuditshëm. Urrejmë të vërtetën në sy, urrejmë të flasim, urrejmë të themi gjërat hapur, urrejmë të debatojmë me argumenta, urrejmë të respektojmë këndvështrime të tjera, urrejmë të pranojmë që në aspekte të caktuara ka njerëz që kanë më shumë dije dhe informacion se sa ty, urrejmë të pranojmë humbjen, urrejmë tjetrin ...

Por
në sy, jemi miqtë më të mirë. Që dëgjojmë me pasion. Që pranojmë çdo argument.
Që pranojmë çdo këndvështrim. Që përballemi për idealet në të cilat besojmë.
E
vërteta është frika më e madhe. Larg qoftë që të ballafaqohemi ndonjëherë.
Rroftë servilizmi. Mendimet e lira dhe të pavarura duhen dënuar. Injoranca
është vlerë e shtuar. Sa më mirë të dish ta përdorësh gjuhën – natyrisht, jo
për të folur – aq më mirë do venë gjërat ...
Dy
fjalë për fundin:
Ka
shumë gjëra të pathëna në këtë shkrim. Të pathëna jo sepse nuk duhet/mund të
thuhen, por sepse fjala është e pavlerë. Rrethprerja jonë në tru, është
treguesi i orientalizmit rudimental. Busulla e çorientuar e vetëdijes personale,
e më gjërë, asaj kombëtare, kërkon një retrogradim mbi retrogradimin, që të
tregojë përsëri rrugën që duhet ndjekur.
Për
të gjithë ata që nuk besojnë më, ju përshëndes: O.T.
Për
të gjitha ata që e ndjejnë veten një viktimë të sistemit dhe rrinë në kafene
duke pritur për mrekulli, ju përshëndes: M.M.
Për
gjithë të tjerët: Mos harroni të ëndërroni. Është e vetmja gjë që mund të na
mbajë gjallë ... edhe për pak.
A.
0 komente:
Post a Comment