Anarkia, Apatia dhe Anoreksia


Mirë do të ishte që, kjo AAA të ishte ndonjë rating për ekonominë shqiptare. Fatkeqësisht, është vetëm një akronimi komode e imja.

Që Shqipëria do të ishte një kaos, si perceptim, e merr thjeshtësisht nga një pamje ajrore. E nuk e kam fjalën për Ket' Islamin e fotot e tij, por për një vështrim të thjeshtë nga dritarja e avionit në momentin e uljes në aeroport. Organizimi është fjalë e huaj për atë panoramë. Me kuç e me maç, ndërthuren pa asnjë rregullsi, për të të dhënë mirëseardhjen në Shqipëri, apo Vend i Shqiponjave. Kështu thonë të paktën, se unë veç gjela/kaposha kam parë vërdallë. Çoç krekosen. Kapadaillëkun e kemi tonin me pak fjalë.

Anarkia në Shqipëri, në vetëvete, është shumë e strukturuar. Çdo sektor, divizion, ndarje administrative a ç'të duash quaje, është në anarki. 3 minuta në një kryqëzim rrugor të tregojnë çdo gjë. Të fortët (të bekuar nga trinia e shenjtë: Para, Pushtet, Dhunë) ecin gjithnjë të parët. Peshqit e vegjël përpiqen të zënë hapësirat e lëna bosh - nën zbatimin rigoroz të ligjit të xhunglës - ndërsa në fund, në pastë fat, është edhe transporti publik.

Anarkinë e gjen: në politikë - raste të suksesshme anarkie, si për shembull konflikti për vulën brenda PDK-së; në koalicione partiake - kështu LSI është me PS por më pas shkëputet, rri e pavarur, pastaj bashkohet me PD; në media - Merua që kalon nga tellall i Kokëministrit në armikun e tij (dhe të Taçit) më të ashpër; në shërbimet publike - ujë, drita, transport, siguri: të gjitha seç kanë një strukturë dhe ofertë publike që pakkush i kupton. E rëndësishme është të paguajmë. S'po i futem lidhjeve elektrike në zonat suburbane. Aty të gjithë do të çmëndeshim.

Diku, si hallkë lidhëse (duhet të ishte) / është publiku. Individi apo turrma. Ai tipi me pak fjalë që bën gjithë këtë mekanizëm - të quajtur shtet, e më gjërë, shoqëri -  të (mos)funksionojë. Tipikisht i lodhur. Me një përgjigje standarte "Mirë ja, duke e shtyrë" ndaj pyetjes (po standarte) "Si jeni, mirë?" - "Themi mirë nga e keqja" cit. një (jo)qytetare e revoltuar gjatë një bisede me zë sopranoje në autobuzin urban. Pra, është individi i plotfuqishëm, por i pafuqishëm dhe bosh në injorancën e vetë, që, përpiqet të përshtatet në mënyrë të rregullt në anarkinë e gjërë që e rrethon. Dhe e bën model këtë gjë. Një frymë nën të cilën rritesh, edukohesh, edukon, nxit, influencon dhe influencohesh, "se kështu janë gjërat", "se kështu bëjnë të gjithë" etj. etj.

Dhe më e keqja është se jemi mesuar. Kemi një lloj apatie të pajustifikuar. Ndër pak perla që ka nxjerrë vendi ynë i Ponjave, "Fshati digjet, kurva krihet" është një intro shumë domethënëse e asaj që të pret. Kështu, vrasje lë të ndodhin, por artikujt mbi seksin janë gjithnjë më të lexuarit nëpër mediat e shkruara. Pra, pak rëndësi ka nëse Nazmia u përdhunua apo jo, nëse e ndamë dëtin më dysh me grekun apo nëse do të bëjmë një referendum apo jo mbi imunitetin. Fakti se 40 vjeçaret na qënkërkan më të mira në seks, është më e rëndësishme dhe meriton më shumë vëmendje. Edhe nëse burri donte të trafikonte gruan e vetë si prostitutë, ç'rëndësi ka në fund të fundit. Vetë do ketë dashur ajo kuçka.

Më zymton kjo panoramë e Shqipërisë e ngjashme me atë të një paslufte katstrofike, ku njerëzit bëjnë çmos që të heqin mendjen nga horrorret e përjetuara. E ndërkohë, lufta po ndodh çdo ditë në dyert tona. Por refuzojmë ta shohim, duke kërkuar disa cabaret për të harruar. Në këtë mënyrë, harrojme kryevepra boterore te antikitetit, si Eskili me "Të 7të kundër Metës" apo reminishenca të Realizimit Socialist Kinez nën moton "Shqipëria po Noton" e Majkëll "Sal" Phelps-it. Pak rëndësi ka. E rëndësishme që të gjejmë ndonjë hapësirë ku të fusim kokën. Një rrogë shteti duam në fund të fundit. Sepse nuk shohim dot përtej hundës sonë. Jo se e kemi të madhe hundën, por se kemi shikimin e shkurtër.

Në (para)fund, një fjalë e shkurtër për anoreksinë. E gjejmë të kategorizuar në dy pjesë:

  • Anoreksia e Bllokut/Shpirtërore që karakterizohet nga femra shalë-jashtë, bythë-përpjetë e gjoks-zbuluar që kalojnë nëpër pasarelat e lokaleve buzë rrugës, thuajse indiferente. Përgjithësisht janë çupëlina të moshës 13-45 vjeç. Shkenca e njeh suksesin e tyre si "Pussy power". Është gjëja që dinë më mirë, deri në menopauzë, ku supozohet të kenë arritur të grumbullojnë pasuri mjaftueshëm për të shtyrë vitet e ngelura, pa harruar edhe super-përkrahjen që u jep zemërgjerësisht shteti ynë i mirëqënies.
  • Anoreksia reale që karakterizohet nga fukarallëku ekstrem i individit, familjes, shoqërisë. Më e gjërë se ç'duket dhe më e gjërë se ç'mendohet, ka lëshuar metastaza në të gjithë vendin e Ponjave.

Diku, dikur, Kol' Balla shkruan (e me shumë të drejtë për mendimin tim): "Nuk është koha e maskarenjve. Maskarenj jemi ne, që harrojmë".


0 komente:

Post a Comment

My Instagram