Reading
1 Comment
"Efekti Butterfly"
Ndodh ndonjëherë që një fjalë e vogël, ndoshta e thënë shkujdesshëm, të shkaktojë, aty për aty, një tërmet të vogël, një tronditje thelbësore në vetëvete. Një lloj Butterfly Effect - “In chaos theory, the butterfly effect is the sensitive dependence on initial conditions, where a small change at one place in a nonlinear system can result in large differences to a later state”. (http://en.wikipedia.org/wiki/Butterfly_effect) – që jo gjithnjë, në mos asnjëherë, nuk është i dukshëm nga jashtë. E s’ka si të jetë.
E çuditshme se si i gjithë ky tërmet shkaktohet nga një fjalë, e thënë apo jo. Ndoshta e lëshuar “si pa dashje”, por gjithnjë e përlyer. Me turpin që vetë fjala mbart. E pistë. E lodhshme. E largët.
* * *
“Kjo nuk është një lojë pokeri”
“Në imagjinatën kolektive, fituesi i vërtetë është ai që fiton gjithnjë dhe në mënyrë të pareshtur. Fiton ai dhe atëherë kur ka ç’i hyn në xhep, pra dhe atëherë kur fitorja është thjesht angari. Ky është personazh që mbetet gjithnjë pjellë mitologjike dhe kaq, qoftë kjo mitologjia e lashtë apo dhe thjesht miti urban modern.
Në jetën e përditshme njerëzit fitojnë dhe humbasin, rrëzohen dhe ngrihen po aq herë në këmbë. Madje njeriu i zakonshëm vjen një moment që e humb hesapin dhe nuk di më të dallojë fitoren nga humbja, dhe anasjelltas, duke përzgjedhur pa shumë vetëdije heroin e tij mitologjik, gjithnjëfituesin.” (E. Kukunja)
* * *
“Shoqëria e Spektaklit”
I kisha premtuar shumë vetes që nuk do te shkruaja më për Shqipërinë. Jo vetëm që në vetëvete nuk ka më sens, por Shqipëria, për mua, nuk është veçse një spirale negative. Një abis që të thith pamëshirshëm drejt llumit. Pa asnjë alternativë.
Por, është shumë vështirë të mos të shkruash për Shqipërinë. Sepse gjithnjë ke diçka për të thënë për vendin e Ponjave. Ka gjithnjë diçka që ka nevojë për koment, qoftë ky banal. Sepse në heshtje nuk rri dot.
Që Shqipëria është vend konsumi, kjo nuk përbën ndonjë lajm. Albanania, siç njihet masivisht, është e famshme në arenën ndërkombëtare për konsum të çfarëdolloj gjëjë: ushqime, kulturë, ligje ...
Prej kohësh tashme, rrugëve gjen konsumatorët. Që nuk janë të bukur. Përkundrazi. Janë konsumatorë të Turbofolkut të 1992-shit. Karakterizohen: nga gjysma e llokmës së bythës së dalë jashtë; nga fishkëllima e pseudo-molestimeve të periudhës arkaike; nga një frustracion i përgjithshëm seksual.
Spektakli në vetvëvete këtu, në Ponja’s land, lidhet me konsumin. Se nuk ka mundësi që ti, femër, e rracës kaukaziane, e respektueshme dhe e respektuar, të mos bësh spektakël pa konsumuar rrobat e jevgjve që gjenden gjithandej. Duhet të përshtatesh, përndryshe konsiderohesh jashtë tregut, ose, në rastin më të mirë, thjesht një “weirdo”. Duhet të përdorësh mallin e konsumit. Pantallona gjysëm-bythore (streçe në mos paç parà); t-shirt/kanatjere e ngushtë pas trupit; maskim (më duket se rëndom e quajnë tualet) alla-arlekino; qëndrim S-je e invertuar. Në qoftë se nuk je e tillë, për tregun nuk vlen fare!
Zoti e bekoftë, shumë fare ama, Shqipërinë. Se unë nuk shoh rrugëzgjidhje tjetër.
* * *
“Quhet dhimbje. Ose Forcë”
Kjo shoqëria jonë e çuditshme, e këtu bëhem ca ndërkombëtar duke mos e kufizuar për Shqipërinë, na mëson që të heshtim, e të kalojmë dhimbjen me veten. Të duruarit është virtyt. Të jesh i dobët është të ankohesh. Të flasësh.
Ndërkohë, forca e vërtetë nuk është heshtja. Është fjala. Është dhimbja që artikulohet e përplaset pa mëshirë jashtë teje.
Është forcë për të reaguar. Për të kërkuar. Për të pretenduar. Është mendim i lirë që s’mund të ndalet.
... Të flasë tani ose të heshtë përjetë ...
* * *
“Vetëm 100 netë”
Once upon a time, a king gave a feast. And there came the most beautiful princesses of the realm. Now, a soldier, who was standing guard, saw the king's daughter go by. She was the most beautiful one, and he immediately fell in love with her. But what could a poor soldier do when it came to the daughter of the king? Well, finally, one day, he managed to meet her, and he told her that he could no longer live without her. The princess was so impressed by his strong feelings that she said to the soldier: "If you can wait 100 days and 100 nights under my balcony, then at the end of it, I shall be yours." Damn! The soldier immediately went there and waited one day. And two days. And ten. And then twenty. And every evening, the princess looked out of her window, but he never moved. During rain, during wind, during snow, he was always there. The bird shat on his head, and the bees stung him, but he didn't budge. After ninety nights, he had become all dried up, all white, and the tears streamed from his eyes. He couldn't hold them back. He no longer had the strength to sleep. All that time, the princess watched him. And on the 99th night, the soldier stood up, took his chair, and went away.
* * *
"Are we human because we gaze at the stars, or do we gaze at them because we are human?"
You know when I said I knew little about love? That wasn't true. I know a lot about love. I've seen it, centuries and centuries of it, and it was the only thing that made watching your world bearable. All those wars. Pain, lies, hate... It made me want to turn away and never look down again. But when I see the way that mankind loves... You could search to the furthest reaches of the universe and never find anything more beautiful. So yes, I know that love is unconditional. But I also know that it can be unpredictable, unexpected, uncontrollable, unbearable and strangely easy to mistake for loathing, and... What I'm trying to say, is... I think I love you. Is this love? I never imagined I'd know it for myself. My heart... It feels like my chest can barely contain it. Like it's trying to escape because it doesn't belong to me any more. It belongs to you. And if you wanted it, I'd wish for nothing in exchange - no gifts. No goods. No demonstrations of devotion. Nothing but knowing you loved me too. Just your heart, in exchange for mine.
* * *
“The Vow”
I vow to help you love life, to always hold you with tenderness and to have the patience that love demands, to speak when words are needed and to share the silence when they are not and to live within the warmth of your heart and always call it home.
I vow to fiercely love you in all your forms, now and forever. I promise to never forget that this is a once in a lifetime love.
* * *
“Le të ndërtojmë një Univers Paralel”
Ky duhet të jetë çelësi i vetëm. Je vazhdimisht i detyruar të dy-tre-katërfishohesh. Alterego që veç konfliktohen. Dhe ky është vetëm njëri aspekt. Të pasurit e alteregove. Aspekti tjetër është t’i rrisësh. T’u japësh një identitet. T’i ushqesh nga vetja, nëse ka ngelur më një e tillë.
Mëshira për veten nuk është veçse një detaj i kësaj jete.
Eja atëhere të ndërtojmë një Univers Paralel. Larg kalbësirave që na rrethojnë. Larg shtirjes. Larg lodhjes e mundimit. Larg heshtjes. Larg erës së qepës. Larg vetes, për të qënë vetja ama.
Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Të harruar por të rigjetur në veten tonë. Të rigjeneruar.
Deus ex machina.
Zoti bekoftë shpirtin tim!
1 komente
cik si e cuditshme ajo butterfly effect, besoj se si teme eshte cik si shume e komplikuar per te lene atje thjesht nje paragrafe, eshte si tel me gjembe si teme ajo e chaosit
ReplyDelete