Reading
Add Comment
Çdo periudhë orgazmike, përtej
ejakulimit, është bosh. Pa një “diçka” që ta karakterizojë. Në rastin më të mirë
është një cigare, një qetësim i ëmbël, a ndoshta thjesht një dorë gjumë. Por këto
janë veç zakone. Ejakulimi në vetëvete nuk mbart më një diçka që ta pasojë. Dhe
orgazmat, ejakulimi, e më gjërë, janë intelektuale. Mbartin potencën e
sinapseve dhe janë rezultat i një masturbimi (aktiv a pasiv) të gjatë
intelektual. Dhe aty mbaron. Dhe po, po flas për ejakulacionin intelektual, dhe
jo për atë të zhveshur nga kuptimet.
Në një lloj mënyrë, klimaksi
ndodh për/në çdo gjë. Çdo veprim që karakterizon jetën tonë njerëzore, duke përfshirë
të gjithë profilet nga të cilat (potencialisht) përbëhet (apo thjeshtohet?)
individi, janë subjekt i një masturbimi të vazhdueshëm intelektual për të
arritur një klimaks e për t’u shterur më pas. Në një boshllëk, univers paralel
a ndoshta thjesht në një rutinë patetike jo-orgazmike. Por nuk besoj se kjo ka
shumë rëndësi. Jo për mua të paktën.
Klimaksi në vetëvete është një
kufi, një prag, që (nuk) duhet arritur. Për ta komplikuar, klimaksi nuk ka një
masë, një peshë, një limit, një sasi. Është subjektiv. Në mos, është vetë
individi i cili i vë një kufi vetes. Natyrisht subjektiv. Natyrisht i kufizuar
ne kufizimin e vetë. Natyrisht i rrethuar nga padija për veten. Dhe natyrisht i
lumtur në injorancën/padijen e vetë të (pa)fajshme.
Masturbimi im po bëhet paksa i mundimshëm.
Afatgjatë dhe i lodhshëm. Është një lloj proçes mbarsjeje i vazhdueshëm, pa
patur mundësi që të ejektosh produktin final. Diçka, diku, nuk ka ecur si
duhet.
Për mendimin tim, janë fjalët. Aty
ngec çdo gjë. Mrekullia e jashtëzakonshme e brënda-kafkës që ndyhet në kontakt
me ajrin. E kur njerëzimi e dinte tashmë se mënyra si ndërvepron njeriu me
ambjentin e jashtëm, organik ose jo, është i pështirë, ç’donte që zhvilloi gjuhën/logosin e ndërkohë la individin që të notonte në baltovinën e degjenerimit të
vetë? Le të hidhen sa të duan teori konspirative mbi iluminatra e mbi dreq e
shejtan, kjo nuk ndryshon faktin që gjuha është e ndyrë.
Dhe e gjitha kjo ndyrësi, nuk është
veçse një nga shkaktarët e këtij ejakulimit tim të munguar. Të gjitha derivatet
e logosit janë qelizat shkatërruese klaustrofobike të mjedisit tim.
Kështu, një ditë të bukur,
thjesht vendosa të tërhiqem. Të mos flas më. Të mos shkruaj më. Të mos ndërveproj
më. Të gjitha nuk kanë kurrëfarë rëndësie.
0 komente:
Post a Comment