Ptu!




Në studion e emisionit “Noinipo” ndjehej një situatë e nderë. Anal-istët e nderuar, ata më të zellshmit dmth, çoç duhet të thoshin. Edhe drejtuesi i emisionit, Flendi Bevziu, që çoku dallohej për një qetësi të përgjithshme, qartësisht ishte nervoz.
Në mesnatë, koka e qeverisë (Redi Ama) dhe koka e opozitës (Bulëzim Lasha) kishin shtrënguar duart me njëri-tjetrin, pas një takimi kokë më kokë. Dy kokë që rrinë kokë më kokë, nuk është asnjëherë gjë e mirë.
Bulëzimi kishte tashmë 90 ditë që rrinte nën zyrën e Redit. Kërkonte pikërisht kokën e Redit. Sepse ky i fundit, sipas atij të parit, kishte mbushur Republikën e Ësirëpiqhs me hashash, kriminela dhe gjëra të tjera të këqija. E kështu, nisi një grevë të llojit të vetë, me premtime, me gjëra. Mua më tha që pas 18 qershorit nuk do paguaj më taksa. Nuk do kisha pse t’i bindesha qeveriut. Do më siguroheshin gjërat bazike për një jetë deçente. Do më sigurohej vota e lirë dhe e ndershme (që dreqi ta hajë shyqyr dmth, se kam një jetë që mezi po pres të kem një votë të lirë dhe të ndershme).
Ndërkohë që Redi, si kokë shteti që ishte, trim mbi trima dmth, nuk tutej nga istikami. Ishte një nga ato situatat ekstreme, ku njerëz të mëdhenj duhet të bëjnë gjëra të mëdha. Ndaj edhe media u mblodh rreth liderit suprem, që pasi u mendua gjërë e gjata, krroi kokën, krroi hundët dhe më pas çik qafën, tha: “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”.
E pasi qenë thënë një mijë të zeza, qenë sharë nga nëna e nga motra, qenë betuar e stërbetuar se nuk ka marrëveshje pa një qeveri piroteknike, pasi kishin thënë “Robt e takon tjetrin”, kishin ngrehur të gjithë që kjo ishte një luftë e të gjithëve ndaj të gjithëve... ndodhi që u takuan çunat.
Në takimin e radhës, Flendi Bevziu kishte ftuar miq të të gjithë palëve, për të diskutuar detajet. Se si çunat i kishin dhënë dorë njëri tjetrit. Çfarë i kishte thënë Redi Bulëzimit pak minuta para. Si i ishte përgjigjur Bulëzimi. A donte me të vërtetë Redi të bënte një pordhë gjatë takimit? Çfarë kishte thënë Rramoz Guçi gjatë takimit? Çfarë mendimi kishte Desila Moda për këtë gjë? Po Bajlinda Mregu? Po Tozefina Jopalli?



* * * 


Pas një kërkimi të shkurtër në Google, që të bëja çik si smartass këtu, në 2008-ën çunat ishin takuar gjithashtu dhe atë çik deçencë institucionale në kod zgjedhor, e kishin hedhur në kosh (remember Mir Leta që bënte grevë urie në parlament brenda? Dhe kjo foto emblematike...). 9 vite më vonë, çunat u mblodhën prapë, nën bekimin e bacës, dhe prapë e përdhosën ç’kishin bërë ca kohë më parë.



* * * 


Në shqip, onomatope quhen fjalët e një gjuhë që imitojnë tingujt në natyrë. Dhe “ptu” nuk besoj se mund të ngatërrohet dot. Nën këndvështrimin tim, është mirënjohja që do donim t’i shprehnim këtyre miqve tanë në Parlament, nëse do të kishim mundësi...


0 komente:

Post a Comment

My Instagram