Këshilla vetes


April the 4th 1984
To the past or to the future,
To an age when thought is free.
From the Age of Big Brother, from the Age of the Thought Police,
from a dead man,
Greetings
Ani i dashur, nqs i rikthehesh pas ca vitesh këtij shkrimi, mos harro që "unë, Ani i vjetër, të kisha thënë".
Po ta them troç, e po ta them që në fillim: Ky vend nuk bëhet.
E di, deri vonë, ti ke luftuar - sipas tëndes - i bindur që kishte një mundësi, një shans e një shpresë që gjërat të bëheshin. Që të jetoje në një vend normal. Që të mos bashkëjetoje në mënyrë konstante me frikën e ekzistencës, pasigurinë e përgjithshme, e dreqi ta hajë, të jetoje me dinjitet jo të nepërkëmbur.
Vëlla, harroji ëndrrat djaloshare, naïvitetin, dëshirën e mirë dhe idealizmat. Ky vend është pa kulturë. Mos dëgjo ç'thote ministrja e kulturës, Vera Grabocka. As zëdhënsja Alketa Vejsiu. Nuk është vetëm problem injorance. Kultura këtu kufizohet te njohuritë e fjalëkryqeve, shoqëruar me një koka-kola importi. E kush ka ç'thotë, përgjithësisht hesht. Në pjesën më të madhe, sepse edhe në folttë, do të përzihej me llumin e fekaleve thuajse-intelektuale që dominon.
Do dëgjosh vëlla Shakohoxhën, Florin a Vanën të të përdhunojnë veshtë me "Ky është flamuri më i bukur në botë". Me këtë rast, futi edhe një qofte e raki dhe rri gjithë ditën tek Ushtari i Panjohur duke thënë "Fuck Serbia" dhe "Fuck Greqia", se ne ç'kemi patur të zezë, vetëm nga ata e kemi pasur.
Se mos bën gafë të punosh ore! Në dëgjove ç'të thotë shefi, je servil, pa ambicie e sahan-lëpirës. Në paç iniciativë, je rrebel, i pabindur, anarkist. Në qofsh i aftë, je rrezik. Në qofsh i edukuar, je çimkë, sytë e veshtë që raportojnë, se nuk ka mundësi robi të sillet mirë me të gjithë, diç fsheh këtu.
Që ta kuptosh një herë e mirë, punët këtu bëhen në kafe, duke pritur që të ndodhë ndonjë mrekulli, e duke u qarë për çdo faktor të jashtëm, se ne jemi të përkryer, po "nuk të lë i ligu të ecësh para".
Sporti kombëtar, krahas futbollit, është politika, vetëm se dritarja e calciomercato, shit-blerja e protagonistëve, është gjithnjë e hapur. E shqyer, për të qënë më i saktë. Se ku është problemi që robi sot fle socialist, e nesër gdhihet demokrat? E ça ka këtu për tu habitur? Cit. Bris Shehaj
Ka një hierarki të mirëpëcaktuar, që ta kesh parasysh për veten tënde. Kush ka makinë, sillet keq me ata që kanë motorr; kush ka motorr, sillet keq me ata që kanë biçikletë; kush ka biçikletë, sillet keq me këmbësorët; këmbësorët sillen keq me qentë e rrugës, ndërsa qentë e rrugës na duan të gjithëve, pavarësisht në kemi biçikletë, motorr apo makinë.
Që mos të të lodh shumë, si përmbledhje:
-          BE dhe ShBA janë të mirë dhe gjithë pjesa tjetër janë të këqij. Të dy janë njëkohësisht edhe aleatët më të mëdhenj dhe partnerët steategjikë të Shqipërisë. Shkurt, ç'duan ata bën poplli, ç'do poplli bëjnë ata. Rrofshin sa malet!

-          Gejtë (gay) duhen djegur të gjallë me benxinë. Ata kanë të gjithë prejardhje serbe ose greke, infiltruar në Shqipëri për të shkatërruar Shqipërinë. Se ne jemi burra, jo legena.
-          Politika është sektori më fitimprurës në ekonomi. E mban mend kur ishe i vogël dhe thoshe "Kur të rritem, dua të bëhem shofer/polic/mjek"? Harroje, kanë ardhur kohë të tjera. "Kur të rritem, dua të bëhem si Erion Veliaj / Ardian Fullani".
-          Puna është njësoj siç e ke mësuar në librat e Ekonomikut. Koncept teorik dhe abstrakt. Të gjithë flasin, por po nuk u more me politikë, për ata nuk vlen fareeee...
-          Budallai është i lumtur. I mënçuri është budalla. Thjesht se vetia e kalimit nuk aplikohet në modelet jetësore. Është thjesht për librat e matematikës.
-          Fullanin e kanë inat se është i pashëm.
-          Të lexosh libra e të ndjekësh jetën kulturore është më keq se sa të jesh gej (gay). Se po ta mendosh mirë, ç'të duhet në fund të fundit të dish të flasësh shqip gramatikisht saktë, me fjalor të pasur, apo të diskutosh mbi perlat e artit (ndër)kombëtar, kur nuk di të bësh muhabet nëpër lokalet e natës për loqet e Sokol Ballës apo vizën e Inis Gjonit? Apo se si (shqi)Ponja me dy krerë (jo ajo nga Elbasani) ja fut grekut dhe serbit? Hajde vlla t'i fusim një tas paçe pilaf.
-          Kujdesu për veten të mos çmendesh.
Yours,
Ani.

0 komente:

Post a Comment

My Instagram