Reading
Add Comment
Big Brother, në mendjen time i referohet
primarisht 2 dimensioneve: 1) Formatit televiziv të krijuar nga Endemol; 2)
George Orwell - 1984.
Tempulli i inteligjencës njerëzore
virtuale, Wikipedia, na tregon:
Big Brother may refer to:
Big Brother (Nineteen Eighty-Four), a
character from George Orwell's novel Nineteen Eighty-Four
Big Brother (TV series), a
reality-television series with many national versions (see See also section
below)
Ngjashmëria është e jashtëzakonshme dhe duhet
edhe të na friksojë në fakt. Sepse Big Bradhër (emisioni) është në vetëvete
burgu i Orwell. Çdo mendim, çdo lëvizje, çdo shprehje, madje edhe momentet e
histerisë kolektive – çdo aspekt i asaj që karakterizon jetën tënde pra – është
nën vëzhgim. Shumë të rreptë madje. Gjykohesh për çfarë ha, çfarë shampoje përdor,
çfarë shakaje bën, madje madje, edhe për pozicionin tënd të preferuar në seks. Do
të gjykohesh pa mëshirë. Kjo është e pranueshme në realitetin orwellian. Në mos,
kjo është një gjë normale. Akoma më keq, e detyrueshme!
Pa më thoni pak, ç’shohim sot? Ç’ndryshim ka
mes Big Bradhërit dhe jetës sonë – të paktën asaj që naivisht e quajmë si të
tillë?
Ëllbenia është një Big Bradhër makro. I gjen të
gjitha! E ç’mund të kërkosh më shumë nga jeta?
Edhe pse duhet të jetë formati që
i përshtatet kontekstit, në rastin tonë, është konteksti që i përshtatet
formatit. Pra, nuk është Big Bradhëri që është një Ëllbenia e Vogël, por e kundërta,
Ëllbenia që është një Big Bradhër i vogël. Shumë i vogël, për të qënë të saktë.
Intriga, xhelozi, kurvërira, kinezërira, puthje, sherre, emancipim, integrim,
politike. Çdo gjë shitet në Big Bradhër, sepse në vetëvete, çdo gjë shitet në
Junajtid Stejts of Ëllbenia. Që nga thjerrëzat e deri tek reforma zgjedhore, të
gjithë të flasin për çdo gjë.
Big Bradhër (emisioni) është Ëllbenia jonë e përditshme,
ajo e kontrasteve, ajo e esktremeve. Ajo e pa-të-mesmes. E pa-kompromisit. E o-mua-o-atë.
E zgjedhjeve radikale. E paemancipuar. E pacipë. E shkretë. E boshë. E shkërdhyer.
E pështyrë nga qielli e nga toka. Është Ëllbenia e Zullulandit.
Ajo çka mungon është e mesmja. Është ajo vija
e hollë që bashkon të marrë e të përdalë; të shkretë e racionalë; kurva e
murgesha. Është vija e kompromisit, e të mirës së përbashkët – nëse kjo gjë
ekziston. Është vija e tempos/ritmit të përbashkët, një twisted-pair i llojit të vetë, por që të paktën, minimizon
interferencat.
0 komente:
Post a Comment